Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës ka rreth 60 milionë euro borxhe, si pasojë e pesë kontratave me problematika ligjore dhe shkelje të tjera.
Ai theksoi se prioritet i tij do të jetë menaxhimi i borxheve dhe zbatimi i projekteve në dobi të qytetarëve, pavarësisht sfidave financiare që gjenden aktualisht në komunë.
“Komuna e Prishtinës ka rreth 60 milionë euro borxhe, si pasojë e pesë kontratave të lidhura me problematika ligjore dhe shkelje të tjera. Përveç gropave në rrugë, jam i vetëdijshëm se Komunën do ta marr edhe me gropa financiare. Megjithatë, këto nuk do të përdoren si justifikim për mospunë. Çdo projekt do të trajtohet me përkushtim dhe përgjegjësi. Mund të kërkojë pak më shumë kohë, por unë do ta bëj betejën deri në fund që të mos i humbim ato para”, shkroi ai./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit