Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vizituar disa prej lagjeve kryesore të kryeqytetit, përfshirë Dardaninë, Kurrizin dhe Lakrishten.
Në një postim në Facebook, Çeku ka theksuar rëndësinë që këto zona kanë për identitetin e Prishtinës, duke ngritur alarmin për gjendjen e tyre të degraduar.
Ai vlerëson se mungesa e mirëmbajtjes dhe shërbimeve publike po rrezikon që këto lagje të humbasin identitetin e tyre historik dhe të shndërrohen në zona të harruara.
Për të adresuar këto probleme, Çeku prezanton një nga pikat kyçe të programit të tij që është “Ndërmarrja e integruar e lagjes”.
“Mungesa e mirëmbajtjes dhe e shërbimeve publike rrezikon humbjen e identitetit historik të këtyre zonave, duke i shndërruar në lagje të harruara dhe duke krijuar pakënaqësi të vazhdueshme te bizneset, klientët dhe banorët. Problemet në Dardani, si edhe në çdo lagje tjetër të Prishtinës, do t’i zgjidhim përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”, një pikë e vetme ku banori mund të marrë përgjigje për çdo shërbim, fizikisht dhe digjitalisht. Kjo ndërmarrje do të mbikëqyret nga vetë banorët përmes Këshillave të Lagjes. Në këtë mënyrë, problemet adresohen shpejt, asetet publike dhe hapësirat e përbashkëta mirëmbahen, dhe lagjja merr jetë”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën