Tafilaj (VV): Ramosaj është frikësuar të dalë në debat që të mos e humbë

01:04 | 15 Tetor 2021

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Orges Tafilaj, ka thënë që kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është frikësuar që të ballafaqohet në debat me kundërkandidatët e tij.

“Ramosaj ka dezertuar jo vetëm të ballafaqohet me ne si kundërkandidatë, por edhe me qytetarët për shkak të mosrealizimit të objektivave dhe premtimeve gjatë mandatit që e ka pasë. Në çdo debat që e kemi pasë ka dalë i humbur prandaj është frikësuar që edhe sot do të përsëritet e njëjta gjë”.

Tafilaj në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, duke komentuar sondazhet ka thënë që beson që do të jenë në balotazh me kryetarin aktual të Deçanit.

“Nuk kemi bërë sondazh, por besimi i qytetarëve do të tregohet me 17 tetor dhe ne jemi në balotazh me Ramosajn patjetër”, ka thënë Tafilaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara