Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka komentuar moton e maturantit dhe stilin e flokëve të tij që mbante atëherë, shtoi Hyseni.
Një fotografi e Hysenit është bërë virale së fundmi, ku kandidati për kryetar të Gjilanit paraqitet me një lloj të flokëve që s’jemi mësuar ta shohim.
Por, edhe më e çuditshme se fotografia, është motoja që maturanti Hyseni e kishte përdorur atëherë.
Ai tha se motoja është vendosur bashkë me disa shokë të tij, ku pas diskutimeve të gjithë kanë vendosur njëzëri për ta përdorur këtë shprehje: Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, është shprehur Hyseni.
“Në atë kohë flokët i kam bërë te një shok në lagje. Kemi punu diku nja një javë me i bo ato flokë. Kanë kushtu kohë dhe dhimbje. I kam bërë sa kam qenë maturant dhe për atë kohë ka qenë goxha risi”, ka thënë Hyseni.
“(Moton) E kemi vendosur me pesë apo gjashtë shokë. Ka qenë e njëjta moto, ka pasur debat”, tha Hyseni.
“Çfarë nxënësi keni qenë?”, pyeti autori i emisionit Fidan Jupolli.
“Nxënës i shkëlqyeshëm. Nuk kam qenë më i miri në klasë por në mesin e më të mirëve”, shtoi Hyseni.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...