Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vizituar blegtorin Jonuz Abazi në fshatin Kutllovc.
Hamza ka bërë të ditur se do të ndërtojë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisë subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë.
”Blegtori Jonuz Abazi është punëtor i dalluar në fshatin Kutlloc. Me të ardhurat që i siguron nga ferma e dhive, ai e mban familjen e tij. Shumë fermerë, pa u dalë kurrë në ndihmë Komuna e Mitrovicës, çdo ditë përballen me vështirësi të shumta. Ne do të ndërtojmë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisim subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë. Por, kurdo që fermerët kanë nevojë të marrin kredi, atyre do ua subvencionojmë edhe interesin kreditor. Bukuritë e fshatrave dhe resurset e Mitrovicës vazhdojnë të jenë mundësi të pashfrytëzuara. Ne do të investojmë në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, agroturizmit dhe turizmit malor. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit