Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, është gjobitur me 45,000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
“PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, ZP.Anr.46/2025, e datës 26.12.2025, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025. Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 45,000.00 (katërdhjetë e pesë mijë) Euro”, thuhet në vendim.
PZAP njofton se Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, detyrohet që gjobën e shqiptuar si në pikën -II-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...