Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Selim Pacolli ka vizituar sot një fabrikë të mobileve sot në Mitrovicë.
Bashkë me Pacollin ishte edhe deputeti, Visar Korenica të cilët premtuan se në fokus do t’i kenë bizneset.
“Së bashku me kandidatin për deputet z. Visar Korenica, vizituam fabrikën e mobileve në Mitrovicë, ku takuam punëtorët e “Loni Dekor”. Pronari i fabrikës, Faton Hyseni, së bashku me punëtorët e tij shprehën vullnetin e tyre për mbrojtjen e Familjes, si dhe ndanë me ne brengat e problemet e tyre biznesore. Ne premtuam që fokusi ynë do të jenë bizneset, për t’i siguruar që ata të kenë mbështetjen e duhur. Faleminderit për mikpritjen! Së bashku do t’ia dalim”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës