Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubimin e radhës në Gjilan.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka thënë se në mandatin e ri do të ketë prokurori speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Kurti tha se Prokuroria e Shtetit e shndërruar në parti politiken opozitare do t’i humbas zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Pas fitores sonë me 9 shkurt, përveç Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vetting-ut, do ta kemi prokurorinë e re speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria e tanishme e shtetit e shndërruar në parti politike opozitare po ashtu ka me i humbë zgjedhjet me 9 shkurt. Me 10 shkurt ata s’kanë pse dalin në punë se edhe ashtu s’janë duke punuar. E ne do ta kemi gjyqësorin e ri me kompetencë profesionalizëm, devotshmëri, urtësi, efikasitet, e patriotizëm, e jo më këso prokurorësh që Milan Radoiçiqit ja heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, tha Kurti./Arbresh.info.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet