Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025, transmeton Arbresh.info
“Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë / mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose
2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ bëri të ditur se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
“Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil. Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...