Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka prezantuar kandidaturën e Dr. Sci. Albulena Bilalli për deputete, duke vlerësuar rrugëtimin e saj në akademi, art dhe shkencë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Bilalli ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe ka arritur të bëhet doktoresha e parë e huaj në Fakultetin e Grafikës të Universitetit të Zagrebit, duke u vlerësuar me gradën më të lartë akademike “Summa Cum Laude”.
Ajo theksoi se Bilalli për më shumë se 15 vite ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja në art, dizajn dhe zhvillimin e industrisë grafike e të prodhimit në Kroaci, ndërsa puna e saj shkencore përfshin studime dhe prezantime të shumta ndërkombëtare./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...