Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K).
Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi, ka ndarë vizionin e AAK-së për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë, transmeton Arbresh.info.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentët e RIT (A.U.K); një gjeneratë e jashtëzakonshme e të rinjve tanë që po përgatiten për të ardhmen. Ndava me ta vizionin tonë për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë. Nuk ka më kohë për premtime – duhet veprim i menjëhershëm dhe reforma rrënjësore. Çka do të bëjmë? Rritje të buxhetit për arsimin në 6% të GDP-së; 50% rritje page për të gjithë punëtorët e arsimit; Implementim të modelit gjerman të arsimit dual; Investime të mëdha në fushat STEM; Trajtim të barabartë për universitetet publike dhe private; Digjitalizim të plotë të procesit mësimor”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se studentët e RIT më bindën edhe një herë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm.
“Studentët e RIT më bindën edhe një herë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Por ky talent kërkon përkrahje institucionale dhe kushte të duhura. Me planin tonë, do të ndërtojmë një sistem arsimor që përgatit të rinjtë për tregun e punës dhe që i mban ata në Kosovë. Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese – një qendër rajonale të dijes dhe inovacionit”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit