Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

11:20 | 13 Janar 2025
E.H

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se triumfon në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se rritja e pagave është drejtësi, sepse mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

“Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është molitim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, tha Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale