‘Zbutet’ Lutfi Haziri, pas kritikave e falënderon Hotin

11:30 | 30 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë i ashpër me Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e Covid 19.

Por, ai ka ndryshuar qëndrim në momentin që i pari i qeverisë i erdhi për vizitë në komunë, shkruan arbresh.info.

Haziri e ka falënderuar Hotin për punën e bërë.

“Më lejoni ti falënderoj kryeministrin që pa asnjë hezitim me ministren e Financave dhe të infrastrukturës ka mbyllë procesin me BERZH’in. Edhe rëndësia e kësaj rruge është e jashtëzakonshme sepse e rregullon infrastrukturën, duke ruajt impaktin dhe ujërat gjithçka që është problem urban”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale