Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë adresimit vjetor në Kuvendin e Kosovës, në mes të tjerash ka përmendur edhe çështjen për draft-statutin e Asociacionit.
Osmani ka paralajmëruar dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të hartuar nga ndërkombëtarët në Gjykatën Kushtetuese.
Tutje, ajo ka thënë se Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Kosovës i është dorëzuar një statut i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me Kushtetutën, dua të ritheksoj se institucioni që do duhet ta bëjë këtë vlerësim duke qenë i udhëhequr nga parimi pavarësisë dhe profesionalizmit është Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ne pa dallim partiak duhet të përgatisim komentet bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë në Kushtetuese kurdo që ky draft të prezantohet para këtij institucioni”, ka potencuar Osmani./Arbresh.info
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...