I tërë objekti pothuajse ka marr ngjyrën verdh e kaltër.
Janë këto ngjyrat e flamurit të Kosovës që sot po dominojnë në sallën plenare ku po mbahet seanca plenare më rastin e 17 shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ashtu siç e do rendi hapja e seancës u bë më intonim të himnit.
E pas kësaj ashtu siç e do tradita deputeteve e personaliteteve të tjera publike, një fjalë e tha e zonja e shtëpisë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.
Para të pranishmeve Osmani tha se sot flamuj të vegjël e zemra të mëdha valëviten nepër Kosovë.
” Ndihem e lumtur që sot në këtë ditë solemne gjendem para jush. Më vjen mirë që sot të ju përcjell urimet për këtë përvjetor. Sot flamuj të vegjël e zemra të mëdha valëvitën anekënd Kosovës. Sot vendi ynë ka mbushur 12 vite dhe sot Republika jonë ka përafërsisht moshën e këtyre 12 fëmijëve që janë këtu. Është përgjegjësi e jona që fëmijëve tu lemë një Kosovë më të mirë se e kemi sot. Xhudistët Majlinda Kemlendi e Distrie Krasniqi e kanë skalitur emrin e Kosovës deri në piedestal e të arrijmë deri aty ku dikur s’kemi mundur. Jemi përjetë mirënjohës veprës së Policëve që ranë në krye të detyrës. Sot e nderojmë këtë vepër dhe të shumë policëve që ranë në detyrë. Ta kujtojmë sot arkitektin e Pavarësisë Ibrahim Rugovën. Ti kujtojmë po kështu të gjithë heronjtë tanë që sakrifikuan çdo gjë. Kujtojmë Adem Jasharin dhe familjen e tij që u bë dritë udhërrëfyese për të gjithë ne. Mendojmë çdo ditë e çdo natë bashkë me nënat e të pagjeturve. Kujtojmë të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi që sakrifikuan çdo gjë për këtë liri. Do tu jemi përjetësisht mirënjohës miqve tanë që na ndihmuan në ndërtimin e shtetit”, tha Osmani.
Të pranishëm në këtë seancë solemne përveç 12 fëmijëve të vegjël të cilët kanë lindur se bashku më Pavarësinë e Kosovës ishin edhe ambasadoret e artit e të kulturës që gjatë këtyre viteve më punën e tyre bënë që emri i Kosovës të përmendet ane e këndë botës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/190917005623607/
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...
“Kërcet grushti” në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKU...