Të enjten finalizohet drafti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, tha Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, raporton arbresh.info.
Ajo tha se në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit së vettingut, në fund të gushtit.
“Nesër do të finalizohet drafti i parë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe kjo do t’i kthehet qytetarëve”.
“Deri në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit të vettingut. Ne tash kemi proceduar ndryshimin që heq pengesat për gjykimin në mungesë”.
“Ne si kabinet çdo të premte presim në takim qytetarët kryesisht lidhur me sistemin e drejtësisë dhe mbi 200 kemi pritur në takim”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës