Sot u mbajt Tryeza e Dialogut Ndërfetar, në të cilën morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Hapjen e kësaj tryeze e bëri Mons. Zef Gashi, President i Fondacionit Drita, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit.
“Ju përshëndes për zemërsisht, shpresoj qe kjo dite e bukur e vëllazërimit fetar të jete një hap i rëndësishëm”, tha Gashi.
Ai tutje tha se ka synim për tu bashkuar për qëllime pavarësisht dallimeve.
“Kjo ditë na bashkon, është ndër qe sot jemi bashk në një tryezë të përbashkët, jemi të bindur qe paqja nuk është gjendje statike, pikërisht në këtë kohë kur bota po përballet me sfida te shumta, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë, se dialogu është rruga e vetme për te motivuar shoqërinë për një të ardhme për të gjithë”, tha ai.
Po ashtu ai tha edhe se ky është një hap konkret drejt ndërtimit te një kulture të përbashkët, ku feja shihet si faktor ndarës por si një urë qe lidh te gjithë.
“Shpresoj qe vitin e ardhshme mirëpritëse e kësaj tryeze të jetë Bashkësie Islame e Kosovës” tha ne fund ai./Arbresh.info
Ardon Jashari gjithnjë e më afër Milanit
152 qytetarë u ankuan për policinë në Shqipëri, nën hetime 2...
Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as...
Haradinaj: Nuk kam pse takohem me Kurtin, ai po bënë lojë
Kadijaj: Abuzues dhe shkelës të Kushtetutës, marre ju qoftë
Tensione në Kuvend, Çitaku akuzon Deharin për shkelje të Kus...