Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme.
Ndërkaq policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.”, tha Bytyqi.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, shtoi ai./Arbresh.info
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...
“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë pë...