Në Tribunalin Special në Hagë po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Prokurori i Specializuar tha se procesi i nxjerrjes së provave në këtë rast po shkon drejt fundit dhe se presin që shumë shpejt të përfundojë ky proces paragjyqësor.
Ai tha se duhet të jenë gati që në mars të vitit të ardhshëm të fillojë procesi gjyqësor kundër Mustafës
“Dua të shpreh qëndrimin e Prokurorsë në lidhje me bazën për këtë proces paragjyqësor. Procesi i nxjerrjes së provave është nga fundi. Prokuori synon që ta përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojmë në fazën gjyqësore sa më shpejtë që është e mundshme. Duke pasur parasysh këtë, duhet të gjithë ta kemi si datë të synuar për fillimin e gjykimit diku marsin e vitit 2021”, tha prokurori./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...