Policia e Kosovës e ka konfirmuar lëndimin e një personi si pasojë e rënies së një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.
Klinika Emergjente ka thënë për Arbresh.info se një person është dërguar në këtë klinikë.
Lajmin e ka konfirmuar, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Një vajzë sapo është sjellë në Emergjencë, është e moshes së mesme”, ka thënë Syla.
LEXO EDHE:
Një e vajzë e lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë
Bie kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje, prete...
Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të...
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë