Mark Zuckeberg urdhëroi ekipin e kompanisë së tij të përdorë Android, pasi drejtues të Applet kritikuan Facebookun, duke e quajtur atë një shërbim që po e prish jetën private.
“Për një kohë të gjatë, ne kemi inkurajuar punonjësit tanë që të përdorin Androidin, sepse ky është sistemi operativ më i popullarizuar në botë”, thanë në Facebook.
E paqartë mbetet nëse kryeshefi ekzekutiv i Facebookut ka lëshuar këtë urdhër për shkak të deklaratave të Applet, por Android është, në çdo rast, sistemi më dominues në Amerikë, Evropë, Rusi dhe Azi.
Ekspertët thonë se ky është një vendim i mirë dhe kompanitë e tjera si Snapchat po inkurajojnë punonjësit që të përdorin Androi.
Android dhe iOS kanë disa dallime të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e sistemit dhe të aplikacioneve.
Megjithatë, gazetarët e “The New York Times” kontrolluan profilin e Twitterit të disa punonjësve të Facebookut dhe zbuluan se ata ende përdorin iPhonet, gjë që sugjeron që urdhri i Zuckerbergut nuk është zbatuar në tërësi.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...