Aplikacioni YouTube në telefonat e mençur së shpejti do të ketë shumë opsione të reja, në mesin e të cilave edhe mundësinë për ndarjen e videove me 30 miq.
Me këtë YouTube praktikisht shndërrohet në rrjet shoqëror ngjashëm me Facebook.Kjo do të mundësojë shpërndarje më të shpejtë, unike dhe argëtuese të videove në telefonat e mençur, thuhet në bllogun zyrtar të YouTube.
Opsioni për shpërndarjen e videove përmes aplikacioneve tjera do të mbetet edhe më tej i pranishëm, transmeton The Verge.
Përveç kësaj, do të aplikohet edhe opsioni për shikimin e përbashkët të videove, me çka YouTube dëshiron shfrytëzuesve t’iu ofrojë mundësinë që në kohë reale të komentojnë atë që janë duke e shikuar.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...