YouTube ka sqaruar rregullat kundër vendosjes së videove me shaka të rrezikshme, si sfidat e rrezikshme për ngrënien e sapunit apo vozitjes me sy mbyllur.
Kompania veçse ndalon përmbajtjen që nxitë aktivitete të rrezikshme e që mund të çojnë në dëmtime të rënda.
Por, sqarimet e fundit “e bëjnë të qartë se sfidat si “Tide Pot” ose “Sfida e Zjarrit”, që mund të shkaktojnë vdekjen dhe/ose kanë shkaktuar vdekje në disa raste, nuk kanë vend në YouTube”, është thënë nga kompania ne një postim në blogun e tyre.
Gjithashtu është thënë se përmes politikave e përditësuara ndalohet publikimi i videove shaka që shtynë njerëzit të mendojnë se janë në rrezik – siç mund të jenë grabitjet e rreme apo të shtënat nga makina.
“Ne gjithmonë kemi pasur politika për të siguruar se ajo çka është qesharake nuk kalon vijën në të cilën po ashtu janë të dëmshme ose të rrezikshme”.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së