WhatsApp po sjell një opsion me anë të të cilit përdoruesit e iPhone mund të lidhin një adresë email me llogarinë e tyre.
Kjo është një alternativë për përdoruesit që mund të kenë probleme të përkohshme me marrjen e kodit 6-shifror përmes mesazhit.
Hyrja në aplikacion përmes numrit nuk do të ndryshojë sepse përditësimi është thjesht një formë shtesë për identifikimin.
Kontaktet tuaja nuk do të mund ta shohin adresën e email.
Për ta aktivizuar, mjafton të hyni në Settings/Açount/Email Address.
Që opsioni të shfaqet, duhet të keni të instaluar versionin e fundit të WhatsApp.
Aktualisht, opsioni është i disponueshëm vetëm për përdoruesit iOS. WhatsApp planifikon që të gjithë përdoruesit e tjerë, përfshirë ata Android të kenë akses në javët në vijim./tvklan.al
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...