Meta ka njoftuar për vendimin e ri që ul moshën minimale për përdoruesit e WhatsApp nga 16 në 13 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE.
Bëhet e ditur se ky ndryshim për të cilin aplikacioni ka njoftuar në shkurt ka hyrë në fuqi së fundmi.
WhatsApp tha se ndryshimet sollën kufirin e moshës në përputhje me atë në shumicën e vendeve të tjera, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, gjatë kësaj jave Meta zbuloi edhe një sërë ndryshimesh të reja sigurie të dizajnuara për të mbrojtur përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, nga abuzimi me imazhet intime.
Meta konfirmoi se do të fillojë testimin e një funksioni i cili do të aktivizohet si parazgjedhje për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe do të turbullojë automatikisht imazhet intime.
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...