Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp ndaloi të funksionuari për miliona telefonë nga data 1 Shkurt.
Pajisjet Android dhe iPhone të cilët mbështesin vetëm versione të vjetra të sistemeve operative nuk mund të pranojnë më aplikacionin në pronësi të Facebook.
WhatsApp tha se një gjë e tillë bëhet që të mbrohet siguria e përdoruesve. Smartfonët që përdorin Android 2.3.7 ose më të vjetër dhe iPhone iOS 8 dhe më të vjetër nuk marrin dot më WhatsApp.
WhatsApp, një prej aplikacioneve më të shkarkuara të dekadës paralajmëroi përdoruesit për këto ndryshime në 2017-ën. Vendimi u quajt i vështirë për kompaninë por që është i domosdoshëm në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë sa më sigurtë në kontakt me miqtë dhe familjen.
Në 2016-ën aplikacioni tërhoqi mbështetjen për disa pajisje. Më 31 Dhjetor 2019 ndaloi të funksionuari në telefonët Windows. /PCWorld Albanian
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...