Se a do të mund ta mposhtë Volvo S60 rivalin Audi A4, pritet ta shohim këto ditë
Prodhuesi suedez Volvo, do të shpalosë këto ditë modelin S60 tërësisht të ri, në fabrikën që ndodhet në Karolinën e Jugut, ku edhe do të prodhohet, transmeton Telegrafi.
Me afrimin e datës së paraparë për prezantim, janë shfaqur imazhe të ndryshme, që tregojnë se si do të duket ky sedan. Fillimisht u paraqit i mbuluar në tërësi me një material, por që nuk e fshihte madhësinë e që ka. Së fundmi, është prezantuar edhe pjesa e përparme, ku tregon një pjesë e konsiderueshme e grillit.
Meqenëse i kemi parë pjesët anësore dhe detajet e pjesës së pasme, mund të themi se e dimë si duket kjo makinë, që ngjanë shumë me një S90 të tkurrur.
Në deklaratat zyrtare, Volvo ka bërë të ditur se do ta ketë motorin hibrid T8 Twin Engine. I disponueshëm ekskluzivisht në S 60 Series, kjo mundëson prodhimin e 415 kuajfuqive. Makina pritet të jetë e fuqishme, për ta mposhtur rivalin kryesor që është Audi A4. /Telegrafi/

Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...