Këto vetura nuk janë rregulluar dhe shitur sërish, andaj Volkswagen nuk di çfarë të bëjë me to
Të gjithëve iu kujtohet skandali ‘Dieselgate’, për të cilin VW dëshiron të harrohet në tërësi, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi gjerman ka bërë të pamundurën për shlyerjen e këtij gabimi, duke përjashtuar zyrtarë nga puna dhe përkushtimin ndaj makinave elektrike, por e ka të kotë.
Deri më tani, Volkswagen ka shpenzuar rreth shtatë miliardë euro, duke riparuar dhe ri shitur disa prej tyre.
Numri i veturave që do t’i kthehen prapa, janë mbi 350 mijë.
Prej atyre që u kthyen, shumica nuk janë shkatërruar apo shitur sërish.
Për këtë arsye, janë gjetur 37 hapësira gjigante në Shtetet e Bashkuara, për t’i parkuar për një afat të pacaktuar.
Këto nuk janë vetëm parkingje të mëdha, por hapësira me madhësi shumë më masive se që do të imagjinonit.
Stadiumi i braktisur i futbollit në Detroit, një fabrikë letre në Minnesota, si dhe një shkretëtirë në Kaliforni, janë në mesin e këtyre hapësirave. /Telegrafi/



Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës