Crossoveri më i i vogël nga VW deri më tani
Prodhuesi gjerman e ka prezantuar modelin T-Coss Urban 2019, përmes një paraqitjeje virtual përnjëherë në Shangai, Sao Paolo dhe Amsterdam, transmeton Telegrafi.
Por, jo edhe në Shtetet e Bashkuara, ku është cilësuar si shumë i vogël për kërkesat e amerikanëve, të cilët për një kohë duhet të mjaftohen me Tiguan dhe Tiguan Limited. Modeli T-Cross është ndërtuar mbi platformën MBP, në të cilën përfshihen edhe VW Polo dhe Audi A1.
“Po e prezantojnë në tri shtete në të njëjtën kohë, pasi T-Cross ka një vlerë të rëndësishme për Volkswagen dhe tregun e automobilizmit në përgjithësi” ka thënë Ralf Bradstatter, zyrtar i lartë në Volkswagen.
Makina e ka motorin me gaz dhe benzinë, që prodhon prej 95 deri në 150 kuaj fuqi. E ka filterin Euro 6dTEMP, që është i fundit sa i përket standardit evropian për lirimin e gazrave.
Megjithëse është crossoveri më i vogël nga Volkswagen, vjen me sistemin e monitorimit të kalimtarëve dhe frenave emergjent, ndërsa mund të asistojë në shirit dhe të jep sinjale për këndin e vdekur.
Asistenti opsional për parkim, iu mundëson ta parkoni T-Cross Urban edhe në hapësirat më të ngushta, teksa porti USB iu mundëson të lidheni me këdo në botë. /Telegrafi/




Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...