Volkswagen gjerman nuk bëhet merak nga asnjë plan të Apple për automjete me pasagjer të cilat mund të përdorin teknologjinë e baterive të krijuesve të iPhone, tha shefi ekzekutiv Herbert Diess.
Reuters raportoi në dhjetor se Apple mund të ketë përparuar mjaftueshëm për të ndërtuar një automjet për treg të gjerë deri në vitin 2024, i ndihmuar nga zvogëlimi i kostos në teknologjinë e baterive.
“Industria e veturave nuk është një sektor tipik teknologjie të cilin mund ta marrësh përsipër me një goditje të vetme, u citua Diess të ketë thënë në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.
“Apple nuk do ta arrij këtë brenda natës,” shtoi ai.
Ndërsa planet e Apple nuk janë publike, Diess tha se qëllimet e tyre si të tilla janë “logjike” sepse kompania ka përvojë për bateri, softuerë dhe dizajn, dhe se ka buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar nën këto kompetenca, transmeton arbresh.info.
“Prap, ne nuk jemi të frikësuar,” tha ai.
Volkswagen planifikon të zhvilloj softuerë të cilët nevojiten për vetura autonome për të siguruar se mund të garoj kundër firmave teknologjike në fushën e automjeteve elektrike./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...