Twitter që nga themelimi ka qenë gjithmonë pa pagesë, por tash kompania po tenton të gjejë mënyra të reja për realizimin e të hyrave.
Rrjeti shoqëror ka nisur të shqyrtojë vendosjen e shërbimit premium, të bazuar me parapagim.
Lajmi është konfirmuar nga Jack Dorsey nga Twitter, gjatë takimit vjetor me aksionarët.
Ai po ashtu ka përmendur se Twitter nuk ka plane konkrete se kur do të publikojë shërbimin Premium, por tha se gjithmonë është duke u menduar në këtë drejtim.
Kompania do të vazhdojë të përcjellë reagimet e përdoruesve dhe do të vlerësojë nëse është në interesin e gjerë për publikun vendosja e shërbimit me parapagim.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City