Mënyra e preferuar e Apple për tju kyçur në telefonin tuaj është padyshim Face ID. Kjo teknologji pritet të shndërrohet në standard duke filluar nga ky vit.
Sipas disa raportimeve, një furnizues i Apple u shpreh se kompania kishte porositur më shumë komponentë këtë vit.
Lajmi forcon spekulimet se modelet e reja të iPhone këtë vit, përkatësisht 3 të tillë, do të vinë me Face ID.
Tre iPhone e këtij viti janë: një iPhone X më i madh, një iPhone X Plus dhe një model low-cost iPhone 9.
Të dhënat që jep Lumentum forcojnë besimin se tre iPhone do të jenë me Face ID. Lumentum është furnizuesi kryesor i Apple me komponentë të realitetit të shtuar.
Dogana kap produkte për thonj (gel) në Aeroportin e Prishtin...
Komuna e Prishtinës dhe Ambasada Britanike sot nënshkruajnë ...
Statistikat, çfarë veturash po importohen në Kosovë dhe kush...
Po priste gruan e fëmijën, shqiptari i kërkuar për tentativë...
SHBA-të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketës hiperson...
Alarmon Hykmete Bajrami: Po kapet shteti, u hap konkursi për...