I rikthehet ekranit, një prej makinave më legjendare të këtij filmi
Që kur Toyota Supra u paraqit për herë të parë më 2001 në Fast and Furious, ky film është bërë mundësi e mirë, e paraqitjes së super-makinave, transmeton Telegrafi. Secila që është shfaqur në të, i është rritur vlera dhe çmimet i janë ngritur shumë lartë.
Me kalimin e kohës, ky film ka ndryshuar shumë, prej kulturës së garave rrugore, në eksplodime të mëdha, probleme të ndryshme globale dhe rrahje, por veturat janë ende të rëndësishme.
Në filmimin e nëntë të këtij filmi, rikthehet fuqishëm edhe Toyota Supra e re, që ka pamje shumë sportive dhe është e përshtatshme për skenarët e këtij filmi. Imazhet e shkrepura në Tbilisi të Gjeorgjisë, i shfaqin dy Supra me ngjyrë portokalli, që janë duke u transportuar me një makinë.
Lëvizjet dhe manovrat që do t’i bëjnë këto Toyota Supra, pritet t’i shohim më 22 maj të vitit 2020, kur do të shfaqet Fast and Furious, që është një film shumë i pëlqyeshëm.

Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës