Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e raportit 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 44 aksidente trafiku në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, 15 aksidente trafiku kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 29 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë së njëjtës periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 455 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sa i përket veprimeve policore ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë