Shpejtësi më e lartë, se që është pritur më parë
Megjithëse Toyota ende nuk e ka testuar zyrtarisht shpejtësinë që ka Supra në Pistë, kjo nuk e ka ndaluar magazinën gjermane Sport Auto, që të shikojë se çfarë shpejtësie e arrin.
Kjo makinë, është dërguar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë dhe me vozitjen e Christian Gebhardt, arriti që të ta kalojë tërë shtegun për shtatë minuta e 52.17 sekonda.
Në këtë formë, Toyota Supra bëhet më e shpejtë në pistë, se sa çdo veturë tjetër, megjithëse BMW M2 Competition e ka arritur për të njëjtën kohë.
Por, kjo veturë është shumë më e fuqishme se Supra, që në brendi e ka motorin me 355 kuaj fuqi. Derisa, vitin e kaluar, për shtatë minuta e 55 sekonda, këtë pistë e kishte kaluar BMW Z4.
Rekordi që u arrit tani kjo makinë, tregon se Toyota Supra është një makinë e fuqishme dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë. /Telegrafi/
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...