Aplikacioni më i madh i mesazheve, WhatsApp ka rënë pre e një sulmi kibernetik duke u cënuar rëndë siguria e tij.
Është konfirmuar zyrtarisht se hakerat ishin në gjendje të instalonin një program mbikëqyrës në celularët që përdorin Whatsapp.
Ky aplikacion, që është në pronësi të Facebook, tha se sulmi kibernetik kishte në shënjestër një numër të caktuar të përdoruesve dhe ishte kryer nga një aktor i avancuar kibernetik.
Sipas “Financial Times”, sulmi kibernetik u krye nga firma izraelite e sigurisë “NSO Group”.
Ditën e hënë Whatsapp njoftoi 1.5 miliardë përdoruesit që të përditësojnë aplikacionin si një masë paraprake sigurie.
BBC raporton se ekipi i sigurisë së Whatsapp ishte i pari që vuri re këtë anomali në keqfunksionimin e aplikacionit dhe më pas vuri në dijeni grupet e të drejtave të njeriut dhe Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Programi mbikëqyrës ishte instaluar automatikisht në celularë në momentin kur bëhej një thirrje telefonike përmes Whatsapp.
“Sipas të gjitha të dhënave, sulmi ka ndodhur nga një kompani private që thuhet se punon me qeveritë”, tha për gazetarët kompania Whatsapp.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...