I prezantuar vitin e kaluar si përgjigje ndaj atyre që po kërkonin një alternativë të re si Twitter (X), Threads nga Instagram ka shtuar gjithnjë veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.
Në raundin e fundit të përditësimeve, aplikacioni po teston aftësinë për të vendosur postime në draft, si dhe aftësinë për të shkrepur dhe ndarë një foto brenda aplikacionit.
Njoftimi për këtë përditësim u bë nga shefi i Instagram dhe Threads, Adam Mosseri, i cili deklaroi se ky test aktualisht po zhvillohet te një numër i vogël përdoruesish.
Ndërsa këto janë përmirësime të mirëseardhura në aplikacion, ka ende disa veçori që komuniteti i Threads i ka kërkuar për një kohë të gjatë.
Një prej tyre është edhe mundësia për të dërguar mesazhe direkt, veçori kjo e cila ende nuk është konfirmuar nëse do të realizohet.
Pavarësisht kësaj, Threads po vazhdon të rritet dhe tani numëron 130 milionë përdorues mujor. /Telegrafi/
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...