Gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, duket e vendosur të prezantojë një formë tjetër karikimi me valë, sipas një patente të paraqitur së fundmi.
Bëhet e ditur se patenta për një karikues me valë u depozitua në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe u publikua javën e kaluar.
Teknologjia e karikimit me valë thuhet se do të mbështetet nga robotaksi i ardhshëm i Tesla-s, i cili mund të mbajë emrin Cybercab, përcjell Telegrafi.
Tesla thotë se robotaksi, i caktuar për t’u zbuluar më 10 tetor, do të jetë automjeti i parë plotësisht autonom, i cili do të drejtojë vetë pasagjerët pa asnjë kontribut njerëzor në kontrollet e tij.
Sorry for spoiler, but it looks like the #Robotaxi will adopt a WIRELESS CHARGING system. 👀 pic.twitter.com/rdT300NKzQ
— SETI Park (@seti_park) September 7, 2024
Një teknologji e tillë karikimi do të ishte e dobishme edhe për robotin, duke lejuar që ai të funksionojë me më pak kontribute njerëzore, pa pasur nevojë ta lidhë dikush manualisht për ta karikuar.
Ndërsa teknologjia ishte mbajtur e heshtur nga Tesla deri më tani, kompania bleu specialistin gjerman të karikimit të automjeteve me valë Wiferion në gusht të vitit të kaluar për 76 milionë dollarë amerikanë përpara se ta shiste atë vetëm disa muaj më vonë.
Ndryshe, Tesla nuk është i vetmi prodhues i veturave që ka investuar në karikimin e automjeteve me valë.
Dega luksoze e Hyundai, Genesis, kishte arritur deri në hapjen e infrastrukturës së karikimit me valë në të gjithë Korenë e Jugut përpara se të raportohej anulimi i teknologjisë një vit më parë. /Telegrafi/
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...