Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla ka kryer numër rekord të dërgesave të veturave në tremujorin e fundit.
Një total prej 308 600 veturash iu dorëzuan klientëve në mbarë botën në tre muajt e fundit të vitit 2021, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve, të cilët kishin pritur dërgimin e vetëm 263.000 veturave për tremujorin e katërt.
Gjatë vitit 2021 në tërësi, Tesla dorëzoi gjithsej 936.000 vetura, një rritje prej 87% krahasuar me vitin 2020.
Kompania pioniere e Elon Musk ka sinjalizuar synimin e saj për të mbajtur një rritje vjetore të dërgesave prej të paktën 50% për një afat të gjatë. Fabrikat e reja të Teslas në Teksas dhe pranë kryeqytetit gjerman Berlin do të jenë thelbësore për të krijuar kapacitetin shtesë të prodhimit të nevojshëm për të arritur këtë qëllim.
Veturat kompakte ”Model 3” dhe ”Model Y” të Teslas vazhdojnë të jenë themeli i biznesit të saj. Veturat më të shtrenjta dhe më të mëdha “Model S” dhe “Model X” përbëjnë pjesën tjetër të dërgesave totale të kompanisë.
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...