International Business Machines (IBM) realizoi në tremujorin e kaluar të hyra prej 18,16 miliardë dollarë, ose 2,8 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Njëherësh ky ishte çereku i 20-të me radhë që kjo kompani shënon rënie.
Fitimi neto i IBM ka shënuar rënie në çerekun e parë të këtij viti në 1,75 miliard dollarë, që është 13 për qind më pak se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kompania më e madhe në botë e shërbimeve teknologjike, me mbi 300.000 punonjës në botë, që një kohë të gjatë gjendet në transicion, andaj të hyrat po i bien që 20 çerekë me radhë.
Ndryshe, si rezultat i të hyrave më të vogla se sa pritej nga analistët, aksionet e IBM-së kanë shënuar rënie në Wall Street për më shumë se 4 për qind
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...