Facebook e ka bërë më të lehtë porositjen e ushqimit. Rrjeti i famshëm social e ka shtuar mundësinë që të porositni bukë nga shtëpia duke aktivizuar një meny të re.
Paraprakisht bizneset duhet të jenë të regjistruara në Facebook, regjistrim që mund të bëhet nëpërmjet faqes Delivery.com.
Opsioni i quajtur “Order Food” iu mundëson përdoruesve që të porositin nga Facebooku duke zgjedhur së pari restorantin ku doni të porositni.

Në menu janë të gjitha opsionet e ushqimit, çmimet dhe përmasat e tyre. Procesi i porositjes është shumë i lehtë ndërsa në fund iu vije konfirmimi nëse jeni të sigurtë në porosinë tuaj.
Ky sistem ka filluar përdorimin në shtete të zhvilluara por që ndoshta një ditë do të vije edhe në Kosovë! Indeksonline
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...