Gjiganti i teknologjisë gjithashtu tha se do të ndërtojë një impiant të ri në SHBA që do të hapë 20 000 vende pune.
Sipas Apple, ky plan do t’i shtojë më shumë se 350 miliardë dollarë ekonomisë amerikane gjatë 5 viteve të ardhshme.
Apple do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa nga rreth 250 miliardë që ajo mban jashtë vendit, shkruan TCH.
Fatura kolosale vjen pas ndryshimit të ligjit të taksave në SHBA, por në fakt është më e ulët sesa Apple do të paguante me versionin e vjetër, pasi Presidenti Donald Trump vendosi të ulë taksën mbi korporatat. Sidoqoftë, pagesa do të përbëjë shifrën më të lartë të paguar si pjesë e reformës së re.
Gjiganti i teknologjisë gjithashtu tha se do të ndërtojë një impiant të ri në SHBA që do të hapë 20 000 vende pune. Sipas Apple, ky plan do t’i shtojë më shumë se 350 miliardë dollarë ekonomisë amerikane gjatë 5 viteve të ardhshme.
Megjithatë, kompania nuk tha se sa nga paratë që mban jashtë vendit do të kthejë në SHBA. Apple është kompania e radhës që promovon plane për të investuar në SHBA pas ndryshimit të taksave në vend. Më kryesori, ulja e taksës së korporatave nga 35% në 21%. Një tjetër ndryshim interesant është eleminimi i taksës së korporatës mbi fitimet jashtë vendit në këmbim të një pagesë të vetme.
Sipas Presidentit Trump, i cili solli këto ndryshime, ato do të bëjnë më konkurruese ekonominë amerikane dhe do të nxisin kompanitë të investojnë në shtëpi./Top Channel
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...