“Spectacles” quhen syzet e reja të rrjetit social më të preferuar për të rinjtë “Snapchat”.
Ato kanë një video kamerë të integruar, e cila lidhet me “Snapchat” përmes Bluetooth ose Wi-Fi-së. Kamera e syzeve realizon video 10-sekondëshe në një kënd tejet të gjerë për të reflektuar syze.
Në “Snapchat” videot e kapura shfaqen në formatin e plotë, kur përdoruesit mund ta rrotullojnë imazhin për të parë çdo gjë të kapur.
Tashmë këto syze kanë mbërritur në Evropë, kur dolën në shitje në Londër, Paris, Berlin, Barcelonë dhe Venecia. Syzet kushtojnë 129 euro.
Është hera e parë që syzet e rrjetit social të fotove dhe videove që zhduken shiten jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...