Kompania Sony serish planifikon që të fillojë ofensivën në tregun e fotoaparateve, kësaj radhe me modelin Alpha A9, i cili paraqet njërin nga fotoaparatet më të shtrenjta të kompanisë.
Sony A9 ka full-frame sensor CMOS prej 24.2 MP. Alpha A9 mund të krijojë deri në 241 RAW, fotografinë full-frame @20 fps, duke iu falënderuar asaj se A9 sjell 20x shpejtësi më të madhe të procesimit në krahasim me modelet e mëhershme. Aty është edhe autofokus 693 point me fazë të detektimit.
Në brendësi të pajisjes është vendosur procesori i përditësuar BIONZ. Fotoaparati ka edhe QVGA OLED viewfinder me 3686K pika. Sony premton bateri, e cila zgjat 2,2 herë më shumë në krahasim me gjeneratën e mëhershme të modelit A7. Alpha A9 mbështet edhe xhirimet 4K.
Çmimi i fotoaparatit Sony A9 në Evropë është 5300 euro, ndërsa në shitje do të gjendet gjatë muajit qershor.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...