Eklipsi më i gjatë hënor i shekullit ndodhë në mbrëmjen e së premtes, duke u shfaqur hëna e kuqe për pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore. Rastësisht, Marsi sot do të jetë në ndriçimin e tij më të madh. Kështu do të kemi dy objekte të zdritshme në qiellin tonë.
Eklipsi hënor ndodh gjatë orëve të ditës për vendet e Hemisferës Perëndimore, kështu që njerëzit në Amerikën Veriore nuk do ta shohin.
Eklipset mund të ndodhin vetëm kur është hëna e plotë dhe kjo është shumë e vecantë sepse ngjyra e hënës është komplet e kuqe.
Hëna do të jetë në gjendje perfekte së bashku me diellin dhe tokën të premten. Hëna do të jetë në anën e kundërt të Tokës nga dielli.
Eklipsi do të zgjasë për 1 orë e 43 minuta, por një pjesë e eklipsit para dhe pas kësaj fazë do të shpenëzoj afër katër orë për të kaluar hijen e tokës.
Kur hëna e plotë lëviz nëpër hijen e tokës , do të jetë më e errët, por nuk do të zhduket. Rrezet e diellit përmes atmosferës së Tokës do ta ndriçojnë hënën në një mënyrë dramatike, duke e bërë atë krejt të kuqe.
Në Kosovë kjo do të ndodh në ora 22:15.
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...