Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij.
“Studimi zbulon se vajzat adoleshente janë ato më të rrezikuarat nga ky aplikacion janë. Ato bëjnë fotografi, i postojnë, kurse shokët dhe shoqet e tyre mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda të caktuara”, shkruan sociologu Adam McLane.
Kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse “Snapchat” po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të parë se çka bën shoku ose shoqja, e kështu duke ngritur dëshirën për të parë më shumë.
Aplikacioni “Snapchat” po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personit që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë.
Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, prandaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.
“Mjafton ta kërkoni me emrin tuaj mesazhin, që ia keni dërguar në privat personit të dëshiruar dhe ‘Google’ e gjen menjëherë, prandaj kjo nuk është privatësi”, thotë studimi.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...