Skoda, prodhuesi çek i makinave, ka vendosur një rekord botëror Guinness me një nga makinat më të njohura në treg – Superb.
Miko Marczyk, piloti polak i garave, vendosi rekordin botëror në një Skoda Superb të gjeneratës së katërt duke përshkuar 2,831 kilometra me një rezervuar të vetëm karburanti, mesatarisht vetëm 2.61 litra naftë për 100 kilometra.
Në krahasim, konsumi zyrtar i kombinuar i karburantit të modelit në këtë konfigurim është 4.8 litra për 100 kilometra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky rekord vjen në kohën kur motorët me naftë kanë nxitur prej kohësh debat mbi ndikimin e tyre mjedisor, veçanërisht në lidhje me ndotjen.
Siç bëhet e ditur më tej, Miko Marczyk përfundoi udhëtimin rekord prej 2,831 kilometrash në një Skoda Superb 2.0 TDI standarde në versionin bazë Essence të ofruar nga Skoda Polonia.
Makina ka 110 kW fuqi, 360 Nm çift rrotullues, një transmision DSG me shtatë shpejtësi dhe rrota 16 inç.
Konsumi zyrtar i kombinuar i karburantit sipas WLTP është 4.8 litra për 100 kilometra.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...