Facebook po humbet shumë përdorues pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve nga zyra britanike e konsulencës Cambridge Analytica, i bërë publik pak ditë më parë.
Një nga këto përdorues është dhe miliarderi Elon Musk. Shefi i Tesla dhe SpaceX u premtoi ndjekësve të tij në Twitter se do të fshinte çdo gjurmë të tij dhe të kompanive që zotëron nga rrjeti i Mark Zuckerberg.
Dhe kështu ndodhi! Faqet zyrtare me miliona ndjekës të Space X dhe Teslas në Facebook nuk ezkistojnë më.
Musk u bë pjesë e thirrjeve të Brian Acton, themeluesi i WhatsApp, që u kërkoi njerëzve që të fshijnë Facebook. Madje vetë pronari i SpaceX dhe Teslas tha se nuk ishte në dijeni se në rrjetin social më të madh të Mark Zuckerberg ekzistonin faqet zyrtare të dy kompanive të tij.
Veç dy kompanive, Musk ka fshirë edhe një profil të verifikuar me emrin e tij, që nuk dihet nëse ishte i hapur prej tij, apo prej dikujt tjetër./Telegrafi/
https://twitter.com/brianacton/status/976231995846963201
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...