Ndërsa Porsche Panamera e përditësuar nuk duket shumë ndryshe nga modeli që e zëvendësoi, ajo ka marrë shumë përmirësime, por asnjë më të veçantë se sistemi i ri Porsche Active Ride.
Ky sistem premton të transformojë mënyrën se si lëviz vetura sportive dhe vjen me disa truqe argëtuese.
Gjithashtu, thuhet të jetë aq i fuqishëm sa që në thelb eliminon të gjitha rrotullimet e veturës gjatë vozitjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ashtu si E-Active Body Control i Mercedes-Benz, edhe Active Ride i Porsche mund të përdoret ndërsa vetura është e palëvzishme, duke ia mundësuar asaj “të kërcejë” lart e poshtë.
Megjithatë, kjo veçori argëtuese nuk është e disponueshme në versionet që prodhohen.
Por, marka gjermane tashmë po punon për të shtuar këtë sistem te modelet e saj, duke filluar nga Taycan plotësisht elektrik.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...