Të dhënat e fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare na bëjnë me dije se në periudhën prill-qershor të këtij viti çdo shqiptar ka konsumuar mesatarisht 2.85 Gigabajt internet.
E përkthyer ndryshe kjo shifër është e barabartë me dërgimin e 3mijë emaileve apo navigimin pa ndërpreje për 60 orë.
Në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër ka një rritje prej gati 50% dhe sasia e trafikut të internetit në rrjetet celulare gjatë tremujorit të dytë të 2018 ishte rreth 15 milionë Gigabajt.
Ky interes në rritje për internetitn vjen si pasojë e mundësive të shumta që njerëzit kanë për lidhjen e tij, edhe përmes rrjetit të telefonisë fikse, gjithashtu dhe për shkak të paketave dhe ofertave të kompanive celulare.
Ndërkohë për sa i përket kohës së komunikimit përmes një aparati celular dhe përdorimit të mesazheve ka ndodhur krejt e kundërta, të dyja janë në rënie në krahasim me një vit më parë.
Sipas revistës Monitor, mesatarisht një përdorues aktiv i aparatit celular në Shqipëri ka përdorur 2.85 giga internet në, 197 minuta dalëse dhe 20 sms, për periudhën që përmendëm më lartë.
Nëse ky trend vazhdon në të njejtën mënyrë, pritet që shpejt aparatet celulare të përdorën vetëm për navigimin dhe përdorimin e aplikacioneve që kërkojnë internet.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë